image Zbulohen detajet e kontratës, Neymar do të përfitojë rreth 3 milionë euro në javë te Al Hilal

Futboll

Zbulohen detajet e kontratës, Neymar do të përfitojë rreth 3 milionë euro në javë te Al Hilal

news image

PSG dhe Al-Hilal zyrtarisht kanë arritur marrëveshje me brazilianin Neymar për t’u transferuar në Arabinë Saudite.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka njoftuar se pas ofertës së re të madhe të zbuluar dy ditë më parë, dokumentet tashmë janë miratuar nga të gjitha palët e përfshira.

Ney do të udhëtojë në Saudi këtë javë, ku do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, teksa do ta marrë numrin 10 në fanellë.

Sipas Romanos, PSG do të përfitojë pak më pak se 100 milionë euro tarifë ndërkohë që testet mjekësore do të kryhen sot.

Neymar pritet të fitojë hiç më pak se 2.24 milionë funte në javë në skuadrën saudite Al-Hilal, raporton Telegraph.

/GazetaSinjali/