Lojtari që bënë më shumë asistime për bashkëlojtarët e tij është Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 8.3 asistime për ndeshje, apo më të lartën në elitën e basketbollit të Kosovës.
Në vendin e dytë ndodhet organizatori turk i Pejës, Ilter Erdem me 7.3, ndërsa Altin Morina ka 6.7 asistime për ndeshje.
Organizatori i Trepçës, Amin Hot është në vendin e katërt me gjashtë asistime për ndeshje, ndërsa Top 5 e përmbyll Jan Palokaj i Sigal Prishtinës me 5.9 asistime për ndeshje, një sukses për të, pasi nuk luan në pozitën e organizatorit, megjithatë, ndihmon shumë skuadrën.
Top 5 asistuesit
Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 8.3
Ilter Erdem (Peja) 7.3
Altin Morina (Rahoveci) 6.7
Amin Hot (Trepça) 6.0
Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 5.9.