Pas zbulimit të një sasie të madhe kokaine në Portin e Tivarit, në një operacion të përbashkët të policisë malazeze, shqiptare dhe DEA-s amerikane, në Shqipëri kanë pasuar hetime dhe arrestime.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, laboratorë të përpunimit të kokainës u zbuluan në Frakull dhe Fratar të rrethit Fjer dhe deri më tani janë arrestuar 15 persona.
Kokaina, e cila fshihej në thasë me pleh artificial, u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.
Sipas mediave, sasia e drogës së sekuestruar është rreth 400kg, e cila në Portin e Tivarit ka mbërritur nga Kolumbia, me destinacion Shqipërinë.