image Ishte dënuar në Gjermani për mashtrim dhe vjedhje, ky është kosovari që u kap në Morinë

Siguri

Ishte dënuar në Gjermani për mashtrim dhe vjedhje, ky është kosovari që u kap në Morinë

news image

Policia Shqiptare ka arrestuar në Pikë Kalimin Kufitar Morinë 45 vjeçarin nga Kosova për ta ekstraduar drejt Gjermanisë, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike.

Sipas Policisë shqiptare i arrestuari ishte i dënuar me burgim nga autoritetet gjermane.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë”, thuhet në njofitmin e Policisë.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit”, thuhet në njofitmin e Policisë Shqiptare.

/GazetaSinjali/