image Reagon Policia Shqiptare: Sistemi MEMEX nuk është i prekur

Shqipëri

Reagon Policia Shqiptare: Sistemi MEMEX nuk është i prekur

news image

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar sot pas publikimit të disa të dhënave ku është pretenduar që hakerat  “Homeland Justice” kanë hyrë në sistemin MEMX dhe kanë publikuar emrat e përsonave që janë në hetim, përcjell Sinjali.

Përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, policia thekson që ky sistem nuk është i prekur dhe që të dhënat që janë publikuar nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia njofton se po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave. “Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.”

Policia e Shtetit ka njoftuar se deri në këto momentë nu kjanë prekur apo dëmtuar të dhënat sensitive që administrohen në këtë sistem të cilan kanë të bëjnë me punën në polici.

/GazetaSinjali/