Ndeshja më interesante e natës në kualifikimet për botëror do të zhvillohet në Lisbonë, raporton Sinjali Sport.
Portugalia është nikoqire e Serbisë në ndeshjen e fundit, që është edhe determinuese për fituesin e grupit A.
Kombëtarja iberike kryeson në grup me 17 pikë, po aq sa ka edhe Serbia, por për shkak të golaverazhit gjenden të parët.
11-shet startuese për këtë ballafaqim janë këto:
Portugal: Rui Patricio; Cancelo, Fonte, Dias, Mendes; Sanches, Danilo, Moutinho; Bernardo Silva, Ronaldo, Jota.
Serbia: Rajkovic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, Gudelj, Milinkovic-Savic, Kostic; Tadic, Vlahovic.