Qytetarët e Komunës së Ferizajit po e respektojnë vendimin e Qeverisë për të mos qarkulluar nga ora 17:00 e mbrëmjes. Sinjalizuesit kanë dërguar video nga qendra e Ferizajt ku nuk shihet asnjë person duke lëvizur.
Qetësi e njëjtë po mbretëron edhe në komunat e tjera të Kosovës. Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi.
IKSHPK ka njoftuar se deri më tani numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 90. Sipas të dhënave zyrtare, dy persona janë shëruar dhe një ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. /Gazeta Sinjali/
Pamje nga Ferizaj: