image Zbardhet dëshmia e Belerit: Po mbahem në burg sepse kështu i intereson Ramës

Shqipëri

Zbardhet dëshmia e Belerit: Po mbahem në burg sepse kështu i intereson Ramës

news image

Është zbardhur dëshmia e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO). 

Mësohet se Beleri ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij po e mbahet në burg për interesat e tij politike.

“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit.

Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet.

Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe i koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.

/GazetaSinjali/