Rusia po paralajmëron dështim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, proces ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, ka thënë se dialogu ndërmjet dy vendeve ka të gjitha mundësitë për të përsëritur fatin e formatit të Normandisë (negociatat për një zgjidhje paqësore të situatës në juglindje të Ukrainës, në të cilat morën pjesë Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca), tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse në një konferencë për media, raportojnë mediat në Serbi.
“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së ka të gjitha shanset për të përsëritur fatin e formatit të Normandisë. Ftoj të gjithë në rajon – ekspertë, politologë, natyrisht, gazetarë dhe publikun e gjerë – të mendojnë se çfarë roli do të luajnë marrëveshjet me Perëndimin dhe nëse e gjithë kjo është një përsëritje e historisë me formatin e Normandisë”, tha Zakharova.
“Sepse atje (nën marrëveshjet e Minskut) kishte nënshkrime të njerëzve me rëndësi botërore, ata nuk ishin vetëm njerëz që përfaqësonin forca të caktuara politike, ata ishin njerëz që kishin autoritet absolut për të verifikuar dokumente të tilla, dua të them vendet perëndimore”, shtoi zëdhënësja e MPJ-së ruse.