image Borrell nga Samiti i BE-së: Do të informoj sot liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

Politikë

Borrell nga Samiti i BE-së: Do të informoj sot liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se sot në ditën e dytë të takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian do të diskutohet për situatën dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

Përmes një statusi në Twitter, Borrell ka thënë se sot ai do të informoj liderët e shteteve të BE-së për ngjarjet e fundit lidhur me veriun.

“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

/GazetaSinjali/