Ish shefi i Sigurisë Kibernetike Zafir Berisha përmes një postimi në facebook ka shkruar për një ndodhi të cilën ai e përshkroi si ndodhi me emocione të përziera.
”Dëshiroj ta ndaj një ndodhi që më bëri “vaki” në Prishtin, e që ishte sa me qeshë, aq edhe për me qajtë”! ka shkruar Berisha
Ajo çfarë bie ne sy është postimi i shkruar me shumë gabime drejtshkrimore, Në vend të “Prishtinë” ai e ka shkruar “Prishtin”, “fillimisht”, Berisha e shkroi “filimisht” apo në vend të “ktheva”, Ish shefi i Sigurisë Kibernetike shkruan “këtheva”. Ngatërrim tjetër të shkronjave ai bëri në fjalën “përgjigjen”, të cilën e shkroi me “përgjegjen”, “pyetje” e ka shkruar “pytje”, “kurrë” e ka bërë “kurr”, dhe “mik” e ka shkruar “mikë”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Miq të nderuar,
Dëshiroj ta ndaj një ndodhi që më bëri “vaki” në Prishtin, e që ishte sa me qeshë, aq edhe për me qajtë!
Duke ecur rrugës më ndalën një i moshuar duke më thirrën në emër, filimisht mendova se është ndonjë i njohur e që kamë mund ta harroi si pamje.
Më pyti për familjen, punët dhe hallet, si një mikë i vërtet, gjë që më bëri të besoj se qenka ndonjë i njohur.
Pasi ja këtheva me të njejtën mirësjellje, pasoj një pytje “kur do të ktheni në Kuvendin e Kosovës”, pytje që nuk e prita dhe që më shtyri të mendoj përgjegjen, por që më bëri ta kuptoj edhe atë se nuk është ndonjë familjar, por një qytetar hallegji dhe që e përcjellën situatën politike në vend!
Ju përgjegja “edhe dy a tre muaj” me dilemën se si do të reagoj, “kthenu o burra se maroj Kosova” filloj me shumë pezëm, dhe vazhdoj “ me bacin vdekjen e kamë dituar, po kurr nuk e kisha besu që në Kosovë mbi gjysa janë “budallë” dhe votën ja japin Albinin”, ma dha dorën dhe iku.
Gjatë gjithë rrugës nuk më është hequr nga mendja ajo skenë, për të cilën nuk disha a me qeshën a me qajtën!
Zafa