image Zafir Berisha shpallet fajtor për kanosjen e Shaqir Totajt, ky është dënimi i shqiptuar nga Gjykata

Drejtësi

Zafir Berisha shpallet fajtor për kanosjen e Shaqir Totajt, ky është dënimi i shqiptuar nga Gjykata

news image

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, i cili fillimisht të akuzuarin Berisha e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë.

Theksojmë se në qershor të këtij viti, Sinjali kishte raportuar se Totaj, ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga Berisha.

Theksojmë se Prokuroria Themelore në Prizren kishte nisur hetimet për këtë rast, që dyshohej se ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit, i cili dyshohet t’i ketë thënë se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.

Berisha i ishte drejtuar Totajt se do t’i sqarojnë disa çështje politike, që lidhen edhe me ‘mercenarë’ të Vetëvendosjes.

Përveç kësaj, Totaj edhe është sharë e ofenduar nga Berisha me fjalët “i pafytyrë, pis, robët ka me t’i q”), thonë burimet nga komuna. Ai madje e ka “paralajmëruar” të parin e Prizrenit se nuk do ta lë më kaq, me pretendimet se Totaj e ka shfrytëzuar atë gjatë fushatës zgjedhore.

/GazetaSinjali/