image Zafir Berisha i kërkon falje publike Ilir Dedës

Politikë

Zafir Berisha i kërkon falje publike Ilir Dedës

news image

Ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate Zafir Berisha, i ka kërkuar falje ish-deputetit Ilir Deda, për ofendimin që i kishte bërë në kohën kur është votuar Gjykata Speciale.

“Unë kam bërë një lapsus. Unë i kërkoj falje publike kolegut Ilir Deda të cilin e kam ofenduar në rrjetet sociale“, ka thënë Berisha në Debat Plus, duke shtuar se jeta politike duhet pranuar si e tillë.

Kujtojmë se në dhjetor të 2017-ës, Zafir Berisha përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte quajtur Ilir Dedën nip të Beogradit, pasi i njëjti kishte votuar pro Gjykatës Speciale.

Ja shkrimi i plotë i Zafir Berishës në Facebook:

“Ajde politik ajde!!! Nipi i Beogradit, Ilir Dedaj e paska marrë të drejtën me fol për nënshkrimin tim! Keq e paskan njoftua dajt.”/Sinjali/