image Ilir Deda zyrtarisht largohet nga Alternativa

Politikë

Transferimet/ Ilir Deda zyrtarisht largohet nga Alternativa

news image

Ilir Deda është larguar zyrtarisht nga Alternativa, pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Që është larguar nga Alternativa, e ka konfirmuar Mimoza Kusari-Lila në emisionin “Imazh” të televizionit publik.

Kusari-Lila ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike.

Ajo ka konfirmuar se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LVV-në dhe sipas saj formalizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Sipas saj, LVV është pretendentja kryesore për të qenë fituese në zgjedhje dhe subjekti që do të mund ta bënte ndryshimin në politikën e Kosovës.

Ajo ka shprehur dëshpërimin e saj me koalicion AAK –PSD, duke thënë se ata nuk janë boshti i fitores, por boshti i përfitimeve. /Sinjali/