image Ish-deputeti merr vendim të mos garojë në zgjedhje

Politikë

Zgjedhjet/ Ish-deputeti merr vendim të mos garojë në zgjedhje

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, nuk do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Deda ka thënë se më 8 dhjetor të 2018-ës, e kishte paralajmëruar mundësinë e moskandidimit të tij në zgjedhjet e radhës.

Ai tha se “elita politike në pozitë e opozitë, e verbëruar nga konfliktet personale, nuk do që të jap përgjigje e të marrë përgjegjësi për Republikën e Kosovës”.

Deda ka thënë se refuzon të jetë pjesë e politikës ku prioritet është fitorja partiake individuale sesa fitorja politike e Kosovës.

Sipas tij, zgjedhjet e 6 tetorit mund të ishin mundësi për transformim rrënjësor politik të Kosovës, por që sipas Dedës këto zgjedhje nuk do të jenë të tilla.

Ai tha se këto zgjedhje po shndërrohen në përplasje militantësh në një anë dhe tentim për mbijetesë politike në anën tjetër./Sinjali/

Ja shkrimi i plotë i Ilir Dedës në Facebook:

https://www.facebook.com/ideda/posts/10157337297815871