Elvis Hoxha i Vetëvendosjes sot ka vazhduar me kritikat e tij ndaj opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkroi se kjo opozitë po i shërben haptas Vuçiqit.
“Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund.” – tha ndër të tjerash z. Hoxha.
Ndërkaq, nuk shkoi shumë dhe reagoi Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate.
Berisha përmes të njëjtit rrjet social tha se pas dështimit të Bojken Abazit, i cili nuk pati efekt nga Tirana, Kurti ka lëshuar në qarkullim koshin e plehrave, Elvis Hoxhën.