image Zaevi e fton Kurtin t’i bashkohet bashkëpunimit rajonal

Politikë

Zaevi e fton Kurtin t’i bashkohet bashkëpunimit rajonal

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Zoran Zaev e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës për “mini-shengenin”.

Zaev u bëri thirrje liderëve ballkanikë që ta krijojnë një vizion të përbashkët për zhvillimin e këtij rajoni.

 “Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas tha se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i japin impuls të ri hapësirës së tregut të lirë ekonomik.

Ai tha se përveç tjerash, ky bashkëpunim rajonal mund të kontribuojë edhe në relaksimin e marrëdhënieve në rajon.

/GazetaSinjali/