image Zaev: Për të shpëtuar jetë, jemi të gatshëm të pranojmë refugjatë afganë

Rajon

Zaev: Për të shpëtuar jetë, jemi të gatshëm të pranojmë refugjatë afganë

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se ka informuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se vendi i tyre është në dispozicion për të ndihmuar refugjatët nga Afganistani, transmeton Gazeta Sinjali.

“Afganistani po përballet me një katastrofë të mundshme humanitare dhe kjo është arsyeja pse ne, si Qeveri, i kemi informuar partnerët tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara se jemi në dispozicion për të ndihmuar në përputhje me aftësitë dhe nevojat tona”.

Ai tha se janë  të gatshëm që të pranojnë popullatën civile të Afganistanit.

Për të shpëtuar jetën e popullatës lokale, ne informuam se jemi gati të marrim përsipër dhe të pranojmë popullatën civile të Afganistanit që ka punuar për paqen në atë vend gjatë 20 viteve të fundit, ishte mbështetje lokale për forcat aleate të NATO -s, përfshirë ushtria jonë dhe pranimi i aktivistëve nga organizatat humanitare demokratike dhe organizatat e të drejtave të njeriut në Afganistan”, tha Zaev për “TV21”.

Zaev tutje tha se për atë qëllim ata do të siguronin akomodim, dhe kostot gjatë qëndrimit të refugjatëve, në destinacionin e përhershëm, do të mbuloheshin plotësisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi një vend solidariteti, njerëzit tanë dhe shoqëria jonë gjithmonë kanë ofruar mbështetje dhe ndihmë, ashtu siç kemi marrë ndihmë në rast të fatkeqësive të mëdha”, përfundoi Zaev.

/Gazeta Sinjali/