image Zaev paralajmëron regjistrim të popullsisë nga 1 deri më 21 prill

Rajon

Zaev paralajmëron regjistrim të popullsisë nga 1 deri më 21 prill

news image

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot tha se sa më shpejt duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë, për shkak se Maqedonia e Veriut është vendi që nuk ka pasur regjistrim për 20 vjet.

Jam i bindur se do të kemi regjistrim të suksesshëm të popullsisë nga 1 deri më 21 prill, ashtu siç është paralajmëruar”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se ligji është në përputhje me Eurostat dhe sipas standardeve evropiane dhe se bëhet fjalë për operacion statistikor.

Pres nga partia më e madhe opozitare që ta ndjek procesin me vëmendje dhe t’i motivojë qytetarët që të përfshihen”, tha Zaev sot para mediave.

Gjatë ditës së djeshme, veç ka filluar mbledhja e nënshkrimeve kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Ata sot njoftuan se vetëm dje janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime./Gazeta Sinjali/