image Zaev: Një pjesë e substancës narkotike që është vjedhur gjendet në Kosovë

Rajon

Zaev: Një pjesë e substancës narkotike që është vjedhur gjendet në Kosovë

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha sot se një pjesë e substancës narkotike, që është vjedhur nga një uzinë për përpunimin e kanabisit, ka mbetur në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 3 dhjetor ishin vjedhur dy tonë marihuanë në Josifovë afër qytetit të Vallandovës në pjesën juglindore.

“Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në mënyrë efektive. Një pjesë e asaj që ishte vjedhur në rajonin Vallandovës tashmë është zbuluar në zonën e Haraçinës, një pjesë është në Kosovë. Shërbimet po punojnë për ta zbuluar atë deri në fund dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në një konferencë online për mediat në Shkup.

Policia maqedonase më 7 dhjetor kishte zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku edhe janë gjetur 231 kilogramë marihuanë. Gjatë aksionit policor ishin arrestuar disa persona, por detaje tjera nuk janë dhënë./Gazeta Sinjali/