image Ylli me përmbysje e mposhtë Prishtinën, në përfundimin dramatik

Basketboll

Ylli me përmbysje e mposhtë Prishtinën, në përfundimin dramatik

news image

Prishtina është përballur me Golden Eagle Yllin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi Ylli arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 70:72.

Suharekasit ishin 15 pikë në disavantazh pas pjesës së parë, por e dyta ishte e tyre duke e rikthyer rezultatin.

Mikaele Tmusic me 25 pikë dhe Barret Benson me double double prej 20 pikëve dhe 10 kërcimeve shkëlqyen te mysafirët.

Te bardhekaltërit Nick Tomsick me 21 pikë ishte më efikasi.

Me këtë fitore Ylli renditet e dyta me 8 fitore e 4 humbje, kurse Prishtina pësoi humbjen e pestë pasi ka edhe gjashtë fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/