Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu i ka dhënë fund beqarisë.
Mesfushori ka kurorëzuar dashurinë në një dasmë private me rrethin e ngushtë familjar.
Dasma është mbajtur private dhe larg kamerave të mediave.
Hekuran Kryeziu aktualisht është pa klub pasi kontrata e tij me Winterthur ka skaduar.