image Ylli i Juventusit operohet në sinus mungon dy ndeshjet e ardhshme

Futboll

Ylli i Juventusit operohet në sinus mungon dy ndeshjet e ardhshme

news image

Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski është operuar në sinus dhe i duhet një javë që të pushojë, që nënkupton se do mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Malmos dhe Venezias.

“Sky Sport Italia” raporton se sulmuesi i “Bianconerëve” u operua me sukses gjatë mëngjesit.

Kulusevski do mungojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmos nesër dhe nuk do jetë gati për Venezian me 11 dhjetor.

Suedezi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet për Ligën e Kampionëve këtë sezon si dhe ka luajtur 14 nga 16 ndeshje në Seria A.

21-vjeçari ka qenë titullar vetëm katër herë dhe do mungojë edhe për javën e ardhshme.

Juventus tashmë ka siguruar fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, por mund të sigurojnë vendin e parë vetëm nëse mposhtin Malmon dhe Chelsea të humb pikë kundër Zenit St Petersburg.

Ndërkohë, në Seria A, “Bianconerët” kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe renditen në pozitën e pestë 11 pikë prapa liderit, AC Milan.  /Gazeta Sinjali Sporti/