image Ylli i Juventusit infektohet me koronavirus, shkon në tre numri i të infektuarve

Futboll

Ylli i Juventusit infektohet me koronavirus, shkon në tre numri i të infektuarve

news image

Në futbollin italian po vazhdojnë rastet me koronavirus, teksa ndeshjet deri më tani nuk janë anuluar, transmeton Sinjali Sportiv.

Juventusi vazhdon të mbetet skuadra më e prekur nga ky virus, teksa klubi sot ka njoftuar edhe për një tjetër rast pozitiv.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Juventusi ka njoftuar se së fundmi pozitiv me koronavirus ka dalur edhe Matthijs de Ligt. Klubi nga Torino gjithashtu ka njoftuar se lojtari tashmë ndodhet në izolim.

Kujtojmë se te Juventusi të prekur nga koronavirusi janë edhe Juan Cuadrado e Alex Sandro. /Sinjali Sportiv/.