image Ylli i Juventusit afër të nënshkruaj kontratë të re

Futboll

Ylli i Juventusit afër të nënshkruaj kontratë të re

news image

Juventusi është afër rinovimit me një nga futbollistët më të mirë të ekipit Paulo Dybala. Shumë kohë është harxhuar për këtë çështje, me palët që nuk kanë arritur akordin deri tani.

Argjentinasi përfundoi në merkato në një moment (ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë), por situata ka ndryshuar pas rikthimit të Max Allegrit në stol.

Tekniku livornez e vlerëson shumë lojtarin ofensivë latin dhe e cilëson atë të rëndësishëm për skemat e tij.

Allegri ia ka dalë të bindë 27-vjeçarin për të qëndruar dhe për të rinovuar kontratën (deri në 2025) dhe firma është çështje kohe.

Dybala do të përfitojë 10 milion euro në sezon dhe është gati të shfaqë gjithë potencialin e tij në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/