Gjatë ditës së sotshme, ylli i Kosovës, Milot Rashica u bë baba.
Gruaja e tij, Belkize Kera solli në jetë sot një djal, transmeton Gazeta Sinjali.
Në profilin e Rashicës në Instagram vërshuan shumë njerëz për ta uruar yllin e Kosovës.
Në mesin e tyre ishte edhe ylli i Chelseas, Mason Mount.
‘Urime vëlla’ , ky ishte komenti yllit anglez në fotografinë që Rashica e postoi me djalin dhe gruan e tij.
Rashica dhe Mount ishin bashkëlojtarë gjatë kohës kur luanin për skuadrën holandeze, Vittesse.
Dyshja kanë një marrdhënie mjaft të mirë./Gazeta Sinjali/