image Ylli i Atletico Madrid në listën e transferimeve të Arsenal, kushton afro 50 milionë funta

Futboll

Futboll/ Ylli i Atletico Madrid në listën e transferimeve të Arsenal, kushton afro 50 milionë funta

news image

Arsenal me në krye Mikel Artetan dëshiron që ta kthej namin e dikurshëm që e kishte në Angli dhe Evropë.

Ata po përgatiten për një merkato të madhe gjatë verës, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç shkruan ‘AS’, londinezët po e monitorojnë mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey.

Mesfushori I fuqishëm ka një klauzol të lirimit prej 100 milionë euro por Arsenal beson që me një marrëveshje mes dy klubeve, do të mund ta transferonin atë për 45 milionë funta.

Partey ka cilësi të ngjashme si legjenda e Arsenal, Patrick Viera dhe shihet si lojtarë që do t’I përshtatej skemës së Artetas. /Gazeta Sinjali/