image Ylli i Anglisë thotë se është kërcënuar me vdekje para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Sport/ Ylli i Anglisë thotë se është kërcënuar me vdekje para ndeshjes me Kosovën

news image

Mesfushori i West Ham United, Declan Rice, thotë se ka marrë kërcënime përmes rrjeteve sociale para takimit me Kosovën.

Futbollisti 20-vjeçar ka përfaqësuar kombëtaren e Irlandës Veriore në ekipet e grupmoshave të reja dhe më pas pranoi të luajë për “Tre Luanët”.

“Kam pasur njerëz që thonë se do të vijnë në shtëpinë time”, tha ai për ITV News duke shtuar se “Ju klikoni në profilin e tyre dhe shihet se kanë profile të rremë kështu që nuk e dini nëse është i vërtetë apo jo”.

Rice është lojtari i fundit i profilit të lartë që është kërcënuar me jetë përmes mediave sociale gjersa deri më tani ka luajtur në katër ndeshje për Anglinë.

“Duke menduar për këtë, unë kurrë nuk kam qenë i frikësuar. Ju thjesht i shikoni ata dhe qeshni, ju mendoni: Po, mirë, sikur të vijnë dhe të bëjnë ato lloj gjërash”, shtoi lojtari.

Ndryshe, Anglia sonte me fillim në ora 20:45 do të mirëpres para shikuesve të vetë Dardanët në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020./Sinjali/