image Ylli fiton në dramën ndaj Bashkimit

Basketboll

Ylli fiton në dramën ndaj Bashkimit

news image

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:76 (22:16, 10:22, 15:14, 24:24), në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Te Bashkimi u dallua Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e tri kërcime dhe Brandon Radolph me 15 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli gjashtë fitore dhe katër humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/