image Ylli deklason Prishtinën, korrë fitoren e parë

Basketboll

Ylli deklason Prishtinën, korrë fitoren e parë

news image

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës 95:69 (30:11, 25:19, 23:17, 17:22), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit ishin të vendosur për fitore, duke e nisur për mrekulli ndeshjen, ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund, kurse prishtinasit kishin disa mungesa.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 30 pikë e shtatë kërcime, Gëzim Morina me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Brandon Radolph me 14 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e pesë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka një fitore dhe tri humbje, kurse Sigal Prishtina dy fitore dhe dy humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/