image Yll Limani feston datëlindjen, ja sa vjet mbush

Bota e Yjeve

Showbiz/ Yll Limani feston datëlindjen, ja sa vjet mbush

news image

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare.

Për këngëtarin sot është një ditë mjaft e veçantë, pasi që feston datëlindjen e 25-të, transmeton Gazeta Sinjali.

Për këtë datë të shënuar, artisti ka vendosur që t’i shkruajë vetës vargjet më të mira, duke e shoqëruar me një video nga fëmijëria.

Urime ditëlindja për mua. I urrej ditelindjet, por i du njerezit qe e rrethoj veten me ta cdo dite, e qe m’japin dashuri, lumturi edhe kujtime te mira. Yllit te vogel ne video s’ju kish besu qe ni dite ka me jetu andrren e tij, e qe njerezit kane me e dasht e perkrah sic beni ju. Ju du”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B2xOKg3AULP/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Kujtojmë se Yll Limani u bë i njohur për publikun përmes “The Vocie of Albania” në nëntor të vitit 2011. Ndërsa, ai tash është njëri ndër artistët më të kërkuar në trojet shqiptare, duke u veçuar gjithmonë për baladat unike që publikon.

“Pse je me to”, është projekti i fundit muzikor i Yllit. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/