Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do ta fitojë betejën kundër koronavirusit.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres të enjten e 11 marsit.
Sipas Xi vendi do t’i arrijë qëllimet e saj ekonomike pavarësisht situatës së shkaktuar nga Covid-19, shkruan Reuters.
‘’Kina do të vazhdojë të forcojë masat e kontrollit’’, shtoi ndër të tjera Xi.
Koronavirusi shpërtheu në qytetin kinez të Wuhanit në fund të dhjetorit të vitit 2019 dhe ka shkaktuarmbi 5 mijë viktima dhe 134,918 të infektuar në të gjithë botën.
Kina mbetet vendi më i prekur me 3,177 të vdekur dhe 80,814 të infektuar. /Gazeta Sinjali/