Në natën sonte Prime të spektaklit të Big Brother VIP Kosova, opinionistët Curri e Paqarada drejtuan kritikat e tyre karshi Stresit, pasi ky i fundit e gjykoi dhe kërkoi nga Xhuli të mos “vishet në mënyrë provokative”.
Një përgjigje nuk mungoi as nga Xhuli.
“Jam pak e surprizuar nga Stresi. Por s’ka gjë se ma ka dhënë edhe në sy. Kështu rri edhe në shtëpinë time, prandaj rri edhe këtu. Në qoftë se unë ndjehem mirë me veten time, nuk kam nevojë për përmirësime”.