image Stresi shpreh dëshirën e tij: Dua të bëhem baba, t'i kem tre fëmijë

Bota e Yjeve

Stresi shpreh dëshirën e tij: Dua të bëhem baba, t’i kem tre fëmijë

news image

18-vjeçarja, që u komentua në rrjetet sociale si e dashura e Stresit, është protagoniste në videoklipin e radhës të këngëtarit.

I ftuar këtë të hënë në “Ftesë në 5”, Arkimed Lushaj mohoi të ketë një romancë mes tij dhe vajzës, me të cilën publikoi një foto në “Instagram” disa ditë më parë.

“Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe. Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”.

Ai u shpreh se aktualisht është ‘single’, por dëshira më e madhe është të bëhet prind.

“Unë jam single aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë”.

/GazetaSinjali/