Xhudistja kosovare Flaka Loxha, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë evropiane të xhudos, në kampionatin evropian për junior që po mbahet në Finlandë.
Loxha në kategorinë -57 kilogramë, shënoi tri fitore, ndërsa të bronztën po e kërkon përmes repesazhit, pas fitores ndaj holandezes Pleuni Comellisse.
Në çerekfinale u mposht nga kampionia e botës për kadete, Seija Ballhaus./Sinjali/