image Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës pritet të fillojë me ndeshje interesante

Futboll

Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës pritet të fillojë me ndeshje interesante

news image

Sot fillon java e 23-të e Superligës së Kosovës me disa ndeshje interesante që zhvillohen në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Sinjali Sport.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e pret skuadrën e KF Llapit.

Ndërsa, Gjilani është nikoqir i Arbërisë, ku ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë gjatë sezonit, teksa sot dy ekipet presin të marrin pikët maksimale./Gazeta Sinjali Sporti/