Xhiroja e 15-të në elitën e futbollit kosovar fillon nesër (e martë) me dy ndeshje mjaftë interesante.
Prishtina e pret Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse Dukagjini i bënë konak Ulpianës në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.
Kampioni në fuqi, Prishtina nuk e ka nisur mirë këtë sezon, pasi që pas 14-të ndeshjeve ka 20 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Nikli është edhe më dobët, pasi grumbullon vetëm 10 pikë në vendin e fundit.
Dukagjini në anën tjetër ka 15 pikë në pozicionin e nëntë, kurse Ulpiana me 16 pikë është më mirë, në vendin e shtatë.
Të dy këto takime nisin nga ora 13:00. /Gazeta Sinjali Sporti/