image Xhevdet Januzi në arrati, trupi i viktimës ende në vendin ku u qëllua me armë zjarri

Siguri

Xhevdet Januzi në arrati, trupi i viktimës ende në vendin ku u qëllua me armë zjarri

news image

Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje që ka ndodhur sot në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar Sinjali, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Gëzim Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Ngjarja sipas burimeve të Sinjalit ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Gëzim Kastrati.

I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xhevdet Januzi i cili më pas e kishte vrarë.

Ndërkohë, trupi i viktimës ende është në vendin ku ai u qëllua për vdekje.


/GazetaSinjali
/