image Xhesika Berberi tregon formulën për të pasur një trup perfekt

Bukuri dhe kujdes

Foto/ Xhesika Berberi tregon formulën për të pasur një trup perfekt

news image

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Xhesika Berberi, njihet jo vetëm për bukurinë, por edhe për linjat perfekte trupore.

Së fundmi modelja ka vendosur të tregojë formulën e saj sekrete për kujdesin ndaj trupit, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë Xhesika e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku është pyetur nga një ndjekëse.

Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Xhesika për publikun u bë e njohur qysh në moshën 14-vjeçare dhe qysh atëherë pozoi para aparatit të fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha./Gazeta Sinjali/