Kombëtarja e Zvicrës u eliminua nga Spanja në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Stuhia e kuqe e mposht me anë të penaltive helvetët, derisa në kohën e rregull rezultati ishte 1-1.
Për Zvicren realizoi golin futbollisti me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri.
Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kompeticion.
Shaqiri pas ndeshjes reagoi në “Facebook” duke thënë se ishin shumë afër synimit të tyre.
“Ne ishim shumë afër, momente krenarie për të gjithë anëtaret e këtij ekipi, faleminderit vëllezërit e mi për këto emocione të jashtëzakonshme gjatë EURO-s” tha sulmuesi.
“Falënderim i madh edhe për fans në shtëpi dhe në gjithë botën për mbështetje e madhe” përfundoi Xherdani. /Gazeta Sinjali Sporti/