image Tashmë virale në TikTok, Xhensila zbulon se kur do të publikohet kënga e saj e re

Bota e Yjeve

Tashmë virale në TikTok, Xhensila zbulon se kur do të publikohet kënga e saj e re

news image

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera, këngët e të cilës numërojnë miliona klikime.

Pas një pauze prej pak muajsh, Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Para pak ditësh, ajo ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me artistin Kidda.

Mesa duket pritja mori fund, pasi vetëm pak më parë Xhensila me anë të një postimi në Instagram na ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme në orë 17:00 dhe se do të titullohet “Më do”.

Instagram will load in the frontend.

/GazetaSinjali/