image Xhensila dhe Besi shkëmbejnë puthje pasionante në publik

Bota e Yjeve

Showbiz/ Xhensila dhe Besi shkëmbejnë puthje pasionante në publik

news image

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të pëlqyera të skenës shqiptare.

Dyshja janë të martuar prej gati dy vitesh si dhe janë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Ndonëse kanë shumë vite së bashku, dashuria e çiftit sa vjen e shtohet, transmeton Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes disa videove të publikuar në rrjetet sociale, ku shihen duke shkëmbyer puthje pasionante.

Në këto video shihen dyshja teksa vallëzojnë dhe nuk ngurrojnë të shkëmbejnë puthje në publik me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se kohët e fundit Besi dhe Xhensila janë përkushtuar në karrierën e tyre dhe secili ka qenë mjaft aktiv./Sinjali/