image Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Pejë, burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Siguri

Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Pejë, burri e bën për spital bashkëshorten e tij

news image

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku jeton çifti, ku për shkak të xhelozisë, burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e grushtuar në fytyrë.

30-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 32-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/