image Xhelal Sveçla shkruan status në Facebook për sukseset e tij gjatë qeverisjes së shkurtër

Xhelal Sveçla shkruan status në Facebook për sukseset e tij gjatë qeverisjes së shkurtër

news image

Ish-ushtruesi i detyrës në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se ishte një periudhë e shkurtër e qeverisë.

“Koha të cilën e kaluam bashkë ishte e shkurtër. Megjithatë, rrethanat e krijuara që kërkonin domosdoshmërisht intensitet të shtuar në punën tonë, ndikuan që koha e kaluar në zyret e Ministrisë të jetë shumë më e gjatë se ajo e zakonshme”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se sot Qeveria e Kosovës regjistron statistikat më të mira në rajon për luftimin e pandemisë COVID-19.

“Falë angazhimit tuaj në luftimin e pandemisë Covid-19, sot mund të themi me plot zë që Republika e Kosovës ka statistikat pothuajse më pozitive në rajon”, është shprehur ai në Facebook./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=140612774261782&id=104000041256389&xts%5B0%5D=68.ARAw9zVPKK2QuDz_6Bz4Syig8c0VHH7YY737IIsW5DLzngB2w9CxYCpof6XQXLvCg07vSLymyUahrdUVbHDpGoQDVDTeVOrJcMls6k–YJ3fkeHjaBaBNNTRP5G2FCWa3C9dMAkk62WCH4JjvBs2lSnQxjynVrd0CiUxM50PjWAba1C9Sirykd3lLdd6T3-CacO6SpiY7ZbKFdl1e8w24MASyMm0xASD-pM6Qvak3epgE72EjoXrXw6eU6tlpIjTp69qlYRMEUreaH440LYgj3rWsRJEgeuWcsUCW1xnhJVOQQ7VY6ndGO-UmUoS4NPjF1VLxnSJT3wANTc0z7o&tn=-R