image Xhelal Sveçla me Rashit Qalajn shkojnë në kufirin Kosovë – Serbi

Kosovë

Vizita/ Xhelal Sveçla me Rashit Qalajn shkojnë në kufirin Kosovë – Serbi

news image

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot kanë dalë në pikën kufitare të Merdares.  

Sic thuhet në njoftimin e Ministrisë, Sveçla i pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikë-kalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milionë euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“Pika e kalimit kufitarë në Merdare është ndër kalimet kufitare më moderne në rajon dhe një ndër pikat më të frekuentuarat të qarkullimit në Republikën e Kosovës. Agjencitë të cilat funksionojnë në Merdare krahas Policisë së Kosovës, janë: Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat disponojnë teknologji dhe infrastrukturë moderne dhe me standarde ndërkombëtare për kontrollimin e personave dhe mallrave”, shkruajnë nga MPB-ja.

Në këtë njoftim thuhet edhe se në pikën kufitare që u vizitua sot janë ndërmarrë të gjitha masat për të qenë të gatshëm të hapet vendkalimi, kurdo që vendos Qeveria e Kosovës./ Gazeta Sinjali/