image Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, publikohen të dhënat e fundit

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, publikohen të dhënat e fundit

news image

Sezoni veror tradicionalisht shënon fluksin më të madh të lëvizjeve në pikat kufitare të Kosovës, pasi mijëra bashkatdhetarë nga diaspora zgjedhin këtë periudhë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.

Në këtë kohë të vitit, kolonat dhe pritjet e gjata në kufi janë zakonisht një nga shqetësimet kryesore të udhëtarëve.

Megjithatë, aktualisht situata në pikat kufitare paraqitet e qetë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kompetente, pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës janë minimale.

Në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për të hyrë ose për të dalë nga vendi varion nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të gjata apo pengesa në qarkullim, përcjell Sinjali.

Gjithsesi, duke pasur parasysh se fluksi i udhëtarëve pritet të rritet edhe më shumë gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/