image Xhavit Drenori sulmon Albin Kurtin: Nuk ma ktheu as SMS-në

Kosovë

Zgjedhje/ Xhavit Drenori sulmon Albin Kurtin: Nuk ma ktheu as SMS-në

news image

Ish kandidati për kryetar të Drenasit dhe një ndër anëtarët e ri të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë të  kësaj partie.  

Drenori si duket e ka përjetuar rëndë këtë përjashtim, pasi që ai gjatë një debati televiziv, ke hedhur vrer mbi  VV-në dhe mbi Albin Kurtin.

Ai po ashtu ka sulmuar ashpër Kurtin, për tradhti e jo sinqeritet.

“Unë e kam humbur besimin në Vetëvendosjen dhe e kam te pa mundur me ndejtë aty. Qysh me ndejtë unë në VV kur ata e kanë kandidu një Enver Dugolli që krejt të mirat i ka prej PDK-së dhe një profesor Ajvaz Berisha qe kush nuk e njeh ne Drenas”  ka thënë Drenori.

Ai shtoi se madje edhe sonte i ka shkruar Kurtit duke e pyetur se a është përfundimisht ai pjesë e listës apo jo, por nuk ka marrë përgjigje nga ai.

“As sonte s’më ka kthyer përgjigje, i kam shkruar se kam të drejtë ta di a jam në listë” tha ai.

Drenori gjithashtu shtoi se Kurti e ka kërkuar atë që të jetë pjesë e partisë e jo ai vetë personalisht.

“Unë nuk i kam shkuar Albinit, ai më ka kërkuar mua. 4800 vota i kam marrë për Vetëvendosjen (në zgjedhjet e kaluara) e as faleminderit nuk më kanë thënë, ndihem i mashtruar” tha Drenori./Sinjali/