image Xhamia në Prizren bëhet cak i hajnave

Kosovë

Siguri/ Xhamia në Prizren bëhet cak i hajnave

news image

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një xhami në Prizren. Ata kanë hapur me forcë dritaren dhe kanë depërtuar brenda. Mirëpo, sipas imamit të xhamisë nuk është vjedhur asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së hënës, në Prizren.

“Raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e xhamisë duke hapur dritaren me forcë, mirëpo sipas imamit të xhamisë nuk ishte vjedhur asgjë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ku lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/