Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka sot ka marrë konfirmimin nga trajneri i Arsenalit, Unay Emery për ta bartur shiritin e kapitenit te Arsenalit.
Por, tifozët e Arsenalit vazhdojnë të kenë mendim aspak të mirë për Xhakën duke e vërshuar rrjetin social Twitter me komente kundër Xhakës.
“Xhaka emërohet kapiten. Çfarë po mendon Unay Emery?”, theksohet në një postim tjetër.
“Ai mund të jetë i mirë brenda dhomës së zhveshjes, por nuk është i tillë në fushë”, thotë njëri nga postimet.
Emery e meriton të shkarkohet vetëm që e caktoi kapiten Granit Xhakën”, thuhet ndër të tjera.