image Xhaka: Përpara se të largohem, dua të arrij diçka të veçantë me Arsenalin

Futboll

Xhaka: Përpara se të largohem, dua të arrij diçka të veçantë me Arsenalin

news image

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka insistuar se ai e ka rinovuar kontratën me Arsenalin pasi dëshiron ‘të arrijë diçka të veçantë me këtë klub’.

Xhaka ishte objektivi prioritar i Mourinhos në verë, por Roma nuk ra dakord me klubin londinez për tarifën e transferimit të lojtarit, transmeton Sinjali Sport.

Reprezentuesi zviceran nënshkroi një zgjatje të kontratës me ‘Topçinjtë’ në fund të gushtit, duke i dhënë fund ëndrrave të Romës për nënshkrimin e tij.

Mourinho do të jetë ende në kërkim të përforcimit të mesfushës gjatë verës, veçanërisht duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Jordan Veretout.

Thuhet se portugezi ende nuk ka hequr dorë nga Xhaka, por mesfushori i Arsenalit është i vendosur të qëndrojë në Arsenal deri në fund të kontratës së tij në 2024.

“Nuk nënshkrova një kontratë të re vetëm për të shijuar kohën time këtu”, tha ai për Players’ Tribune.

“Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Para kësaj, unë nuk largohem”, ka deklaruar Xhaka.

/GazetaSinjaliSport/